Mire se vini
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRE SE VINI NE FORUMIN TONE FORUMI I SHOQATES TE ISH TE PERNDJEKURVE FETARE
 
ForumHyrjeLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kliko per me shume 5

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Malvin
Malvin
Malvin
Malvin


Numri i postimeve : 27
Join date : 08/10/2008
Age : 36

Kliko per me shume 5 Empty
MesazhTitulli: Kliko per me shume 5   Kliko per me shume 5 EmptyTue Jan 27, 2009 9:59 pm

5.4.Rrjedhojat e përhapjes së Islamit në Shqipëri
Ky është një proces me rrjedhoja të shumëanëshme për jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore të popullit. Së pari u ndryshua struktura konfesionale, tani përfshihej në të edhe popullsia myslimane. Kjo shfaqej në lagjet e shumta myslimane që u krijuan sidomos në qytete. Këto lagje ( mëhalla) emërtoheshin sipas emrave të njerëzve të shquar të krahinës, të krerëve të esnafëve apo klerikëve myslimane, po ashtu sipas emrave të xhamive të ndryshme.. Ndryshoi edhe urbanistika e arkitektura e vendbanimeve shqiptare. Shumë kisha u shndërruan në xhami, u ndërtuan shumë objekte të kultit islamik (xhami, teqe, shkolla medrese, qëndra bamirëse imarete etj). Normat dhe rregullat islamike u shtrinë edhe në fushën e organizimit të veprimtarisë ekonomike, veçanërisht të zejtarisë në qytete.. Në doket, martesat dhe krijimtarinë artistike (gojore dhe të shkruar) u dukën elementët e kulturës islamiko-orientale. Martesat nisën të bëheshin brënda komunitetit fetar. Ndryshoi edhe veshja, sidomos e grave myslimane. Një numër fjalësh turko-arabe dëpërtuan në emërtesën e artikujve të përdorimit shtëpijak, të gjellëtarisë, etj.
5.5. Kontributi i shqiptarëve në kulturën islame
Nga ana tjetër, shqiptarët kanë kontribuar ndjeshëm në kulturën islame. Në librin e tij me titull “Kontributi i shqiptarëve në kulturën islame” , Hasan Kaleshi përvijon ndihmesat e shqiptarëve në fusha të ndryshme të kulturës islame. Po veçojmë disa syresh.
Në fushën e poezisë ka qënë shquar Jahja bej Dukagjini. Ai na ka lënë një Divan të madh sigurisht në turqisht. Për të Gibb thotë se “nga të gjithë të huajt, dmth jo turq, qofshin aziatikë apo evropianë, të cilët guxuan të shkruajnë poezi turke, vetëm ai zë një vend me vlerë të vërtetë. Ekziston një thjeshtësi e përcaktuar, fuqi dhe origjinalitet në mënyrën e të shkruarit të tij që e ndan rrënjësisht nga poetët më të mëdhenj të asaj kohe, Zati dhe Hajali. Kujtojmë se atëkohë sa më i madh të ishte imitimi i poetëve klasikë persianë që frymëzoheshin nga motive islame, aq më shumë vlerësohej edhe shkrimtari. Ndër veprat e tij shquhen “Jusufi dhe Zulejhaja”, “Libri i parimeve”, “Shahu dhe lypësi”. Një tjetër poet ka qënë Mesihi nga Prishtina., që mori famë botërore me vjershën “Kënga e pranverës”. Ja disa vargje të saj:

Ndëgjo si këndon bylbyli; ja arriti pranvera.
Lulëzuan lulet në çdo bahçe, vallja, ja, po sillet,
Dhe prej drurit të bajamit vjen duke fluturuar behari
Pij e bëj qejf se shpejt do të kalojë edhe pranvera.

Suzi nga Prizereni pat botuar “Librin e pushtimeve të Mihaloglu Ali beut” me 1500 bejte dyvargjëshe. Kjo vepër është më e mira në zhanrin e saj Ja disa vargje prej saj:

Ruaju, mos i kalo kufitë e tu, se fati
Do të të bëjë qesharak përpara banorëve të botës,
Vëlla , bëhu i matur, mos e ço lart qafën,
Qielli është gjakësor, çdo ditë pret krerë
Ec, por me kujdes, mos i zgjat shumë hapat,
Se në çdo hap ka mija pengesa e do të ngatërrohesh!
Mos ia hap botës kraharorin, si mburojë
Se do të bëhesh nishan i shigjetave qiellore,
Princ, mos mendo se për gjithmonë do të mbetet kolltuku
Sepse Husretit (mbretit persian) fati ia hoq
Kurorën nga koka!
Ka dhe shumë poetë të tjerë si vëllai i Suziut, Nehari, Saji, Shemi, Behari, Axhize Baba, Buhari, Mehmet Aqifi , (emrin e të cilit ka një gjimnaz turk në Tiranë sot), Abdurrahim Efendi Prizerenasi etj.
Shumë shqiptarë u shquan edhe në poezinë mistike që lidhet me përhapjen e tarikateve të ndryshme. Kështu kemi poezinë e teqeve me Ahmet bej Dukagjinin, Dervish Suman, Sersem Ali Dedein, Umi Sinanin etj.
Shqiptarët u shquan edhe si historianë. Lutfi Pasha është njëri prej tyre, në kohën e sulltan Sulejmanit. Ai hartoi 12 vepra nga të cilat spikasin dy: Asafname dhe Historia e Perandorise Osmane. Koçi beu konsiderohet si Monteskjeu i Turqisë nga që u shqua si teoricien dhe kritik i madh i sistemit feudal turk. Nën ndikimin e Koçi beut sulltani ndërmori një sërë masash të rrepta: ndaloi pijen dhe duhanin, dha urdhër që fizikisht të zhduken krerët e jeniçerëve dhe të spahive turbullues, nëpunësit e koruptuar dhe përtacë, filloi t’i ndjekë e t’i dënojë , mori masa për riorganizimin e sistemit të timareve dhe të zeameteve, nisi luftën kundër rryshfetit dhe protekcionizmit. Në mes historianëve të tjerë është edhe Hajrudin Leskoviku i cili na ka lënë veprat: Historia politike e luftës së Krimesë, Historia e udhëtimit të një ambasadori, Gjurmime rreth dokumenteve historike dhe politike, Kritikë për Emil Zolën etj.
Myfid Libohova që ka qënë ministër i jashtëm në qeverinë e Turhan Pashës në kohën e Princ Vidit është shquar gjithashtu si historian i Turqisë. Interes paraqet kontributi i tij si historian i Ali Pashë Tepelenës. “ Autorët e huaj, shkruan ai, sado që kanë shkruar shumë për Ali Pashën, në shumicën e tyre u ngjajnë legjendave dhe miteve greke, janë plot gabime, falsifikime dhe shovinizënm e urrejtje ndaj fesë islame, njësoj si në kohën e kryqëzatave në Mesjetë.”
Hoxha Tahsini është një tjetër figurë e shquar shqiptare e kulturës islame. Madje një rus turkolog Smirnov e quante atë “Lomonosovin e Turqisë”. Ligjërata e tij hyrëse kur në vitin 1868 u çel në Stamboll universiteti i parë turk me atë si rektor, nuk u pëlqeu qarqeve konservative, sidomos Shejhul Islamit, sepse ai foli për arsyet e prapambetjes së botës islame dhe nevojën e studimit të shkencave moderne evropiane. Sami Frashëri shkroi fjalorë dhe enciklopedi historike e gjeografike; Mehdi Frashëri ka botuar një vepër juridike “Zbatimi i tanishëm i kapitulacioneve të huaja” me vështrim kritik të gjëndjes së Turqisë; Besim Omer Pasha etj ishin mjekë të dëgjuar etj. Naim Frashëri la gjurmë në gramatologji, Dervish Hima në publicistikë etj.


6.Solidariteti fetar te shqiptarët
Ndarja e vendit sipas besimit fetar
Besimtarët shqiptarë i ndesh kudo në hapësirën që popullohet nga shqiptarë por dëndësia e përfaqësuesve të një besimi të caktuar ndryshon sipas rajoneve të hapësirës shqiptare në Ballkan dhe në botë. Kështu rajoni verilindor i vendit ( Tropojë, Has, Kukës, Dibër, Mat), Malësia e Tiranës dhe e Krujës, Mallakastra, Malësia e Kërrabës, Kurveleshi dhe Skrapari, Kosova dhe pjesa përëndimore e Maqedonisë janë ta banuar kryesisht nga popullsi e besimit mysliman.
Rajonet e Alpeve, Mirdita, Puka, malësia dhe Fusha e Lezhës pjesërsiht, Kurbini , Zona e Shkodrës dhe arbëreshët e Italisë janë populluar kryesisht me banorë të besimit të krishterë katolik.
Rajonet e Fushës së Myzeqesë dhe zonës së Beratit, lugina e lumit Drino, Lunxhëria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rrëza e Përmetit , pjesërisht rajoni juglindor dhe Fushëgropa e Delvinës janë populluar me banorë të besimit të krishterë ortodoks.
Nëpër qytet i has të gjitha besimet, ndërsa në disa qytete si Tiranë, Elbasan , Vlorë, Korçë, Durrës has kryesisht banorë të njërit besim më shumë.
Veçanti dhe rigjinalitet paraqesin Shkodra, Tirana, Gjirokastra, Elbasani , Vlora, Korça, Durrësi ku kanë depërtuar edhe besime të reja pas 1990, si protestanë, bahai etj.
6.1. Solidariteti ndërfetar
Përkundër Vijës së Theodhosit që ndante të dy perandoritë romake e që kalon diku midis Shkumbinit dhe Matit, shqiptarët kanë qënë tolerantë në fe dhe kurrë nuk kanë derdhur gjak për çështje fetare. Mark Milani ish kryeministër i Malit të Zi pohonte se “sa herë që ne përpiqeshim të ndërsenim në Shkodër katolikët kundër myslimanëve apo anasjellas betejën e kishim të humbur sepse shqiptarët e kishin ndjenjën kombëtare shumë më të fortë”.
Ekzistencën e tolerancës fetare e vunë re edhe fashistët italianë të cilët hartuan një strategji për ta ruajtur këtë ekuilibër sa që katolikët u ndjenë të lënë pas dore.
Prej fundit të Mesjetës e këtej hapësira shqiptare ishte zonë ekuilibri ndërmejt dy perandorive më të fuqishme të kohës, asaj Osmane dhe asaj Austro-hungareze. Të dyja perandoritë nënshkruanin kapitulacione që rregullonin barazinë e ndikimeve, duke i njohur Përëndimit të drejtën e kujdesit për faltoret e të krishterëve, përmes doktrinës “cultus protectorati”.
Në Shqipëri mund të gjesh shpesh dy fe ( të krishterë e mysliman ) në të njëtën familje ose në të njëjtin fis ( Lurë ) ose dy fe te i njëjti njeri ( Shpat) i cili mban dy emra, një të krishterë e një mysliman dhe bën ritet e festat fetare të të dy besimeve. Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti lindi në një familje ortodokse, u bë mysliman në oborrin e Sulltanit, u bë bektashi ( ky ishte kusht për t’u bërë jeniçer) u kthye në Shqipëri dhe mori fenë e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet që të varrosej në manastriret e Athosit, një prej vendeve të shënjta të ortodoksisë.
Në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare, as në formë episodike. Është krejt normale që një shqiptar, në se nuk i pëlqen prifti, predikimi apo lutjet e tij, ta braktisë kishën dhe të kërkojë lidhjen me Zotin në një xhami . Në veprën “Çeta e Profetëve” Pjetër Bogdani citon krahas njëri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenën. Përkthyesi i parë i librit të myslimanëve, Kuranit të shënjtë, është një i krishterë , Ilo Mitkë Qafëzezi.
Muslimanët shqiptarë festojnë Shën Gjergjin e Shën Mërinë, një pjesë tjetër Shën Nikollën e Krishtlindjet, kurse të krishterët u bëjnë vizita miqësore myslimanëve për festat e tyre karakteristike , Kurban Bajramin.
Ka shumë raste të treguara dhe të jetuara kur priftit i është dashur të këndojë syfyret e Kuranit për të nderuar një mysliman të vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej dëborës dhe motit të keq.
Në një qytet si Shkodra ku popullsia myslimane është e përzier me të krishterë katolikë e ortodoksë, në ditët e Ramazanit edhe tregytarët e krishterë e ndalojnë shitjen emishit të derrit në dyqanet e tyer. Po në Shkodër kanë qënë familjet bujare shkodrane myslimane që mbrojtën ndërtimin e kishës katolike kur disa fanatikë filluan shkatërrinmin e themeleve gjatë natës. “Mos i prekni se këto janë themelet tona” thanë ata.
6.2. Pse feja nuk fut sherr te shqiptarët
Me gjithëse futja e islamizmit në trojet shqiptare e thelloi diversitetin fetar në vend, kjo nuk u shoqërua me përçarjen dhe shpërbërjen e kombit shqiptar. Ashtu si krishtërimi, islamizmi u bë një fe popullore larg intolerancës dhe fanatizmit fetar. Të dyja fetë ishin mbivendosur mbi një shtrat të fuqishëm të përforcuar në rrjedhën e historisë nga veprimi i faktorëve të konvergjencës , siç ishin tiparet etno-psikologjike , gjuha dhe kultura e përbashkët etj.. Për më tepër, përhapja në viset shqiptare e sekteve (tarikateve) të ndryshme islamike krahas islamizmit (sunit) e zbuti mjaft klimën e marrëdhënieve ndërfetare në trevat shqiptare. Një rol të veçantë në këtë drejtim luajti urdhëri bektashian, i cili duke qënë i afërt me të dy besimet kryesore, duke predikuar tolerancën dhe mirëkuptimin e popullsisë kontribuoi në frenimin e prirjeve ndarëse në gjirin e popullsisë dhe në fuqizimin e lidhëzave të unitetit mbi baza etnike e kombëtare.
Misionari katolik Pjetër Mazreku në një raport të tij dërguar Selisë së Shënjtë të Romës më 1633 jo pa habi theksonte: më qënë se rrinë vazhdimisht bashkë shumë sende nxënë të krishterët nga të pafetë ( myslimanët) si psh me kremtue ditën e premte që është festa kryesore e tyrqëve (myslimanëve) dhe bestytni të pafund. Turqit (myslimanët) si të rrjedhun nga të krishterët, ruajnë shumë zakone të të krishterëve; për sa u përket festave ftojnë njëri –tjetrin ndër morte, ndër kremtime dhe kur bajnë dasma. Shumë nga këta të krishterë tue marrë e dhanë me ta, besojnë se edhe ata shelbohen ( shëndetsohen) në qoftë se kryejnë disa të këqia.
Në mjaft raste ndryshimet në përkatësinë fetare u shpërfillën në rastin e martesave. Vajza të krishtera martoheshin me djem myslimanë . Fëmijët i pagëzonin në kishë. Fan Noli shkruante se fshatarët shqiptarë në rast nevoje, pa dallim feje, trokasin me rradhë në derën e priftit, të hoxhës e të Babait. Në fshat shumë kohë gratë nuk e mbulonin fytyrën me perçe.
6.3. Islamizimi - faktor i ruajtjes së etnisë shqiptare
Islamizimi masiv i popullsisë nuk e e cënoi aspak karakterin etnik të popullit shqiptar. Në viset shqiptare pranë vijës së kufirit me etni të huaja procesi i islamizimit ishte një nga faktorët që ndikuan në përveçimin etnik të popullsisë shqiptare dhe të trojeve të saj nga popujt fqinjë. Një gjë e tillë mund të thuhet sidomos për brezin kufitar etnik që fillon nga trevat shqiptare veriore ( sot brënda Malit të Zi) dhe vazhdon në ato verilidnore (Kosova) dhe lindore ( viset shqiptare brënda kufijve politikë të Maqedonisë së sotme)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.djradio.4umer.com
 
Kliko per me shume 5
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kliko per me shume 1
» Kliko per me shume 2
» Kliko per me shume 3
» Kliko per me shume 4
» Kliko per me shume 6

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mire se vini :: Informacione per fene-
Kërce tek: