Mire se vini
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRE SE VINI NE FORUMIN TONE FORUMI I SHOQATES TE ISH TE PERNDJEKURVE FETARE
 
ForumHyrjeLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kliko per me shume 7

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Malvin
Malvin
Malvin
Malvin


Numri i postimeve : 27
Join date : 08/10/2008
Age : 36

Kliko per me shume 7 Empty
MesazhTitulli: Kliko per me shume 7   Kliko per me shume 7 EmptyTue Jan 27, 2009 10:04 pm

8.

Objektet e kultit në disa qytete kryesore
Objektet e kultit në Shqiupëri janë të lashta dhe të shumta, ndonëse shumica e tyre kanë qënë dëmtuar ose rrënuar gjatë shekujve nga pushtuesit apo dhe nga vetë popullsia që i përdorte materialet e tyre të ndërtimit për të bërë shtëpi e objekte të tjera utilitare për vete. Gjatë periudhës 1967-1990, siç dihet shteti ateist shqiptar jo vetëm që i shkatërroi me qindra objekte kulti por edhe një pjesë të madhe të tyre e shndërroi në magazina, depo ushtarake , kinema apo shtëpi kulture. Kështu ka ndodhur psh me Kishën e Madhe në Shkodër që u shndërrua në pallat sporti , ose me xhaminë e madhe në Durrës që u shndërrua në kafene dhe pastiçeri,.ose me Kishën e Shën Gjergjit në Korçë. Megjithatë për nevoja të historisë kombëtare dhe nën presionin e opinionit ndërkombëtar, shteti ruajti me vendim të posaçëm disa objekte kulti të një vlerë të madhe sikurse xhamia e Et-hem beut në sheshin Skëndërbej, xhamia Muradie në Vlorë, etj duke i shpallur ‘monumente kulture’.
Pas vitit 1990, nisi një periudhë rigjallërimi jo vetëm e besimit fetar por edhe e veprimtarive ndërtuese të objekteve të kultit. Vetë populli, me ndihmën edhe të fondacioneve të huaja bamirëse e fetare, riparoi, ringriti dhe ndërtoi shumë xhami, kisha, teqe e të tjera objekte kulti.
Aktualissht në të gjitha qytetet shqiptare ka objekte kulti të vizitueshme me interes turistik.

8.1. Tirana
Xhamia e Et-hem Beut e ngritur në vitin 1793. Ajo është tepër tërheqëse sidomos për pikturat murale të saj ende në gjëndje të mirë. Në këtë xhami çdo vit falet Bajrami dhe
çdo të premte mblidhen shumë besimtarë. Pranë xhamisë është Kulla e Sahatit , të dy këto objekte janë nga më të hershmit të qytetit të Tiranës.
Në anë të lumit të Lanës, pranë Qëndrës kulturore të fëmijëve , është ngritur Katedralja katolike, një vepër artistikisht dhe arqitektonisht tepër imponuese. Një kishë tjetër katolike e vjetër ndodhet në rrugën e Kavajës . Po në këtë rrugë ndodhet edhe kisha ortodokse, e ngritur gjatë regjimit monist në zëvëndësim të kishës së vjetër ortodokse në rrënojat e të cilës u ndërtua Hotel Tirana International.
Në kodrat në lindje të qytetit ndodhet kompleksi i kryegjyshatës botërore të sektit bektashi.

8.2. Durrësi

Në Durrës mund të vizitohet Xhamia e Sulltan Fatihut ndërtuar në vitin 1502
Gjithashtu mund të vizitohet një kishë e vogël bizantine që nga shekulli X, që ndodhet pranë amfiteatrit në qëndër të qytetit.

8.3. Kruja

Pranë kështjellës së famshme ndodhet Teqja e Dollmes apo Teqja bektashiane , ndërtuar në vitin 1772, një vend lutjesh për besimtarët e sektit bektashi. Në pjesën e sipërme të kështjellës ngrihet një kullë sahati 16 m e lartë, ndërtuar në shek XI si kullë e këmbanave të një kishe në rrethinat e një rezidence të një familje feudale .Kisha muret e të cilës kanë qënë pikturuar u shkatërrua nga turqit kur ata e pushtuan përfundimisht Krujën.

8.4. Lezha

Këtu është për t’u vizituar Kisha Françeskane e Shën Nikollës . Në të mund të gjeni riprodhime të helmetës dhe shpatës së tij dhe në muret pranë janë gdhëndur 25 emra të betejave që ai ka kryer kundër turqëve.

8.5. Shkodra

Si qyteti më i rëndësishëm me popullsi katolike, padyshim Shkdra të rezervon kënaqësinë të njihesh me objektet e kultit katolik, në rradhë të parë. Kemi në të një katedrale të madhe jezuite dhe manastire , seminare dhe biblioteka françeskane . Kisha françeskane në rrugën Ndre Mjeda ka qënë përdorur si sallë leskionesh e pallatit të kulturës Vasil Shanto por tani ajo është përsëri kishë. Brënda saj do shikoni një ekspozitë fotografike me priftërinjtë e Shkodrës që kanë vdekur gjatë regjimit komunist. Njëri syresh është poeti Gjergj Fishta (1871-1940) kockat e të cilit pushteti komunist ia hodhi në lumin Drin për të zhdukur çdo gjurmë të kujtimit të tij. Disa blloqe banesash më në jug ndodhet katedralja katolike (e ndërtuar në vitin 1857) që ishte shndërruar gjatë pushtetit komunist në pallat sporti.
Gjatë vizitës së Papës në vitin 1993 aty u mbajt një solemnitet i veçantë.
Pranë kështjellës së Rozafës ndodhet xhamia e Plumbit , që nga viti 1774 e vetmja që i shpëtoi shkatërrimit të revolucionit kulturor komunist në vitin 1967.
Në qëndër të qytetit tani ngrihet xhamia më e madhe e venduit, me dy minare dhuratë e një fondacioni arab

8.6. Fier

Në Pojanin antik, qëndër shumë e rëndësishme arkeologjike e vendit, ka një numër të madh rrënimesh të objekteve të kultit.Përmëndim për shëmbull Manastirin e Shën Marisë dhe Kishën e Shën marisë (përkatësisht shek XIII dhe XIV) të rindërtuara pjesërisht dhe të shndërruara në muzeum arkeologjik.
Apollonia , një tjetër qëndër e madhe arkeologjike, ofron të vizitosh Manastirin Ortodoks e Shën Marisë të shek XIII , ku ikonat e shumta murale dhe vizatime të tjera murale paraqesin një interes të veçantë.
Manastiri tani shërben si muzeum arkeologjik me një koleksion të madh qeramikash dhe statujash.
Pa dyshim tepër tërheqës është Manastiri mbi kodrën e Ardenicës, i cili ka qënë shndërruar për shumë vjet në një hotel turistik.

8.7. Vlora

Në këtë qytet përveç teqes në majë të një kodre që zbret thikë menjëherë në qytet, e quajtur Kuz Baba ndodhet një teqe bektashiane.
Poshtë në rrugë kryesore ndodhet xhamia Muradie, ndërtuar në vitin 1542.


8.8. Saranda

Vetë emri i qytetit ka një prejardhje fetare: qyteti i dyzetë shënjtorëve.
Thellë në pyllin e Butrintit është një mur i mbushur me mbishkrime në greqisht dhe një pallat i shek VI, një pagëzimore (baptister) e krishterë e zbukuruar me mozaikë shumëngjyrësh me motive kafshësh dhe zogjsh, mbuluar me rërë mbrojtëse.
Prapa një bazilike të shekullit VI qëndron një mur i stërmadh masiv Ciklopik që nga shekulli IV.
Në njërën portë është një relief i shkëlqyer i një luani duke vrarë një dem , simbol ky i një force mbrojtëse ndaj sulmuesve.

8.9. Gjirokastra

Për t’u vizituar është së pari Xhamia e Pazarit , e vitit 1757 në qëndër të qytetit . Një xhami tjetër , xhamia e Mekatës është vetëm si rrënojë ende, pranë banjove publike që datojnë në shekulin XVII.

8.10. Berati

Xhamia e Mbretit, daton më 1512 e ndodhet pranë pazarit . Dikur ka qënë muze arkeologjik. Brënda saj ka një galeri me shumë objekte adhurimi femërorë dhe përtej mureve të oborrit ndodhet Teqja Halvetiane (1790), një bazë e rëndësishme dikur e sektit islamik në fjalë.
Përgjatë lumit ngrhet xhamia tjetër e Bakallëve (1827), tani muzeum i artit popullor.
Përballë urës së gurtë të Goricës ndërtuar në vitin 1780 ngrihet kisha e shek XIV e Shën Mihalit mu në majë të një shkëmbi, poshtë kështjellës. Brënda kalasë ndodhen të paktën 40 kishëza të vogla ortodokse, në njërën nga të cilat është muzeu i famshëm i Onufrit.. Ky muzeum dhe katedralja ortodokse e Zonjës Sonë ( e vitit 1797) janë të dyja brënda mureve të manastirit. Ikonostaset prej druri dhe objektet e tjera të ekspozuara aty janë të mahnitshme..Kishat e tjerë brënda kështjellës përfshijnë kishën e shek XIV të Trinitisë së Shënjtë (Shën Triadha në Shqipëri), në pjesën përëndimore pranë mureve. Kisha evangjeliste e shek XVI gjëndet më lehtë duke ndjekur anën lindore të mureve

8.11. Elbasan

Në këtë qytet ia vlen të vizitohet Xhamia e Mbretit dhe Kisha Ortodokse e Shën Marisë ndërtuar me gurë të latuzar dhe pajisur me ikona shumë të bukura.



8.12. Korça

Një tërmet i fuqishëm i vitit 1931 dhe më 1960 pat shëmbur shumë objekte kulti, midis tyre edhe minare dhe kisha.
Bie në sy xhamia e Minahorit (viti 1485), më e vjetra e këtij lloji në tërë Shqipërinë.
Tani ngrihet madhështore Metropolia ( kryekisha ortodokse) mbi rrënojat e Kishës së Shën Gjergjit


9. Si mund të hyhet në Shqipëri

Shqipëria është sot një vend i hapur për çdo vizitor të huaj. Qytetarët e BE, SHBA-së, Turqisë, Australisë , Izraelit, Japonisë e ndonjë vendi tjetër mund të hyjnë pa vizë duke paguar vetëm 5 USD në pikën e kalimit të kufirit. Qytetarët e vendeve të tjera mund ta marrin vizën pa pengesë në secilën nga konsullatat shqiptare më të afërta duke paguar për vizën sipas marrëveshjeve ndërqeveritare dypalëshe. Vizitorët mund të vijnë në grupe ose individualisht.
9.1. Pikat e kalimit të kufirit

Shqipëria ka kufij me Greqinë, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi dhe Italinë. Me Greqinë funksionojnë disa pika kufitare : Kapshtica në lindje të vendit ku mund të hyhet nga Follorina; Tri Urat dhe Kakavija në ekstermin jugor ku mund të hyhet nga Janina. Rruga që andej për në brëndësi të vendit tashmë është shumë e mirë . Shërbimi taksi, telefonik etj është i siguruar.
Me Maqedoninë funksionojnë tri pika të tjera: Qafë Thane (ku hyhet nga Struga , Tushemishti (ku hyhet nga Ohri ) dhe Bllaca (ku hyhet nga Dibra e Madhe).
Me Kosovën janë të hapura dy pika: Qafë Morina ( ku hyhet nga Prizereni) dhe Qafë Prushi (ku hyhet nga Gjakova).
Me Malin e Zi funksionojnë pika e kalimit të kufirit te Hani i Hotit (ku hyhet nga Podgorica) dhe ajo e Murriqanit (ku hyhet nga Ulqini).
Me Italinë Shqipëria ka kufij detarë, kështu që kemi pikat e kalimit në qytetet port të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit, kryesisht . Ardhja bëhet me tragete. Me Greqinë mund të hyhet edhe nga qyteti port i Sarandës. Në fakt gjatë stinës turistike, në këtë qytet vijnë shumë turistë ditorë nga Korfuzi.
Aeroporti i vetëm civil ndërkombëtar , ai i Rinasit siguron më shumë se 15 ulje në ditë të avionëve të disa shoqërive të njohura të huaja dhe vendase si AlItalia, SwisAir, Lufthansa, Olimpik, Albanian Airlines etj. Ai siguron lidhje me të gjitha qytetet kryesore të Evropës dhe Amerikës.

9.2. Kushtet e transportit dhe akomodimit
Për ata që duan të vizitojnë Shqipërinë tani do gjejnë kushte më të mira akomodimi, siç janë hotelet e shumta , kryesisht private në bregdet dhe në brëndësi të vendit. Këto hotele të kategorive të ndryshme përveç konfortit të domosdoshëm sigurojnë edhe shërbim taksi, telefonik faks, internet, pishinë etj.
Çmimet e fjetjes në këto hotele janë të krahasueshme me ato të vendeve fqinjë. Transporti brënda vendit kryhet zakonisht me taksi, autobuze dhe minibuse, por edhe me tren. Vendi është i mbuluar nga një rrjet i madh agjensish turistike dhe udhëtimesh që sigurojnë informacionin e nevojshëm dhe prenotimet e dëshiruara në mbarë vendin.



PËRMBLEDHJE

Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër jo vetëm të Gadishullit Ballkanik por dhe të Evropës. Në kulturën e tyre të lashtë besimet pagane zinin një vend të rëndësishëm. Për mijëra vjet më rradhë ata jetuan me to . Madje shumë nga ritet e lashta pagane jetojnë ende në forma të ndryshme në krahina të ndryshme të vendit.
Krishtërimi, si një fe monoteiste e lindur në Lindje hyri me vështirësi në trojet ilire, madje nuk ishte i mirëpritur atje. Por ai hyri në mënyre apostolike, dmth nëpërmjet propagandës vetiake të apostujve të ndryshëm, duke filluar më Shën Palin dhe shënoi martirët e parë, midis të cilëve Florin dhe Laurin. Për më tepër ishte një perandor ilir, Kostandini i madh ai që e dekretoi krishtërimin si fe zyrtare.
Me ndarjen e perandorisë romake në atë të Përëndimit dhe të Lindjes edhe shqiptarët u ndanë midis dy kishave përkatëse, asaj katolike romane dhe asaj ortodokse bizantine. Vija e ashtuquajtur e Theodhosit i ndau edhe iliro-shqiptarët në dy kampe të mëdha fetare. Pushtimet osmane në fund të shek XIV dhe fillim të shek XV sollën në trojet shqiptare një fe të re , atë islame. Kjo depërtoi fillimisht në shtresat e pasura që u privilegjuan nga pushteti osman por më vonë edhe në masën e popullit, për arsye ekonomike dhe të tjera. Në fakt për popullsinë shqiptare në kontakt me etnitë e tjera sllave e greke islamizmi ishte një faktor konservativ i etnisë dhe i kulturës kombëtare.
Sidoqoftë, si krishtërimi ashtu dhe islamizmi nuk e fanatizuan kombin shqiptar i cili gjithnjë vinte kombësinë mbi gjithçka. Për pasojë shqiptarët janë karakterizuar në shekuj nga një solidaritet i spikatur fetar, i cili e ka mbajtur atë të bashkuar kundër veprimeve asimiluese dhe rrënuese të fuqive të huaja në Ballkan. Në Shqipëri nuk ndodhi ajo që ndodhi në Greqi pas 1821 apo në ndonjë vend tjetër, ku fanatizmi fetar krijoi një shtet fundamentalist ortodoks ose islamik.
Kujtojmë se ndarja kishtare që prej shek. XI u bë një realitet në jetën shoqërore në Shqipëri, por ajo asnjë herë nuk arriti të ushqejë shfaqje të intolerancës e të fanatizmit fetar. Përgjatë gjithë Mesjetës këtu s’ka asnjë të dhënë që të pohojë ekzistencën e ballafaqimeve e të konflikteve fetare midis shqiptarëve ortodoksë dhe atyre katolikë. Kjo bashkëjetesë e ky mirëkuptim u ruajt edhe kur struktura fetare në Shqipëri ndryshoi në mënyrë radikale, kur pjesa më e madhe e popullsisë u kovertua në islamizëm.
Regjimi komunist në kuadrin e vendosjes së kontrollit të tij total absolut në çdo hallkë të jetës shoqërore, mbajti një qëndrim armiqësor ndaj fesë dhe institucioneve fetare deri në atë shkallë sa për një çerek shekulli e ndaloi me ligj ushtrimin e fesë dhe veprimtarinë e institucioneve fetare, gjë që s’kishte ndodhur askurrë dhe në asnjë vend të botës.
Pluralizmi politik i vendosur pas vitit 1990 i dha një frymëmarrje të re ushtrimit të lirë të fesë të shqiptarët dhe e bashkoi Shqipërinë me Evropën dhe botën edhe në këtë fushë. Shqipëri është sot një shëmbull i një shteti dhe populli ku fetë e ndryshme ekzistojnë dhe ushtrohen në harmoni njëra me tjetrën pa u bërë pengesë për përparimin ekonomik e shoqëror të vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.djradio.4umer.com
 
Kliko per me shume 7
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kliko per me shume 1
» Kliko per me shume 2
» Kliko per me shume 3
» Kliko per me shume 4
» Kliko per me shume 5

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mire se vini :: Informacione per fene-
Kërce tek: