Mire se vini
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRE SE VINI NE FORUMIN TONE FORUMI I SHOQATES TE ISH TE PERNDJEKURVE FETARE
 
ForumHyrjeLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kliko per me shume 6

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Malvin
Malvin
Malvin
Malvin


Numri i postimeve : 27
Join date : 08/10/2008
Age : 36

Kliko per me shume 6 Empty
MesazhTitulli: Kliko per me shume 6   Kliko per me shume 6 EmptyTue Jan 27, 2009 10:03 pm

Besimet shqiptare pas shpalljes së pavarësisë
7.1. Kisha Autoqefale Shqiptare
Në fund të shek XIX dhe fillimin e shek XX patriotët shqiptarë në mërgim , kryesisht ortodoksë e kuptuan herët se për të kundërshtuar politikën dhe praktikën helenizuese të Greqisë duhej të kishte një Kishë Autoqefale Shqiptare. Tentativat e para u bënë nga Nikolla Naço në Bukuresht. E drejta ligjore për autoqefali i lindi Kishës Ortodokse të Shqipërisë qysh më 28 nëntor 1912. Me shpalljen e Pavarësisë nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk mund të mbrohej më juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nën juridiksionin e shtetit turk. Kjo kish ndodhur edhe me popullsistë e tjera të Ballkanit të pushtuara më parë nga Turqia ( greke, rumune, bullgare dhe serbe). Në Amerikë kjo përpjekje nisi që në maj 1907. Shqiptarët krijuan një shoqëri fetare “Nderi Shqiptar” Thirrën një prift nga Shqipëria, Fan Nolin në vitin 1908 që u shugurua prift nga tre peshkopë, një rus, një ukrainas dhe një rumun.. Ai drejtoi meshën e parë në gjuhën shqipe më 22 mars 1908.. Në South Bridge u ndërtua kisha e Shën Kollit , më vonë në Filadelfia kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit. Noli përktheu të gjitha librat e nevojshme fetare . Më 16 mars 1919 u mbajt Kuvendi për formimin e peshkopatës shqiptare të Amerikës. Kështu më 30 korrik 1919 u shpall Kisha Autoqefale Shqiptare në Boston. Më 21 nëntor 1923 u mbajt Sinodi i parë në Berat me Nolin si kryepeshkop. Nën formulën “Kishë e lirë në shtet të lirë” u mbajt kongresi II gjithëortodoks në Korçë më 16 qershor 1929.
Mbreti Zog ndoqi një politikë neutrale ndaj fesë. Madje më 12 prill 1937 Kishës Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varësia direkte nga Patrikana dhe ajo u shpall autoqefale.

7.2. Besimet fetare në periudhën 1944-1990
Pushteti komunist në vitin 1945 e kryqëzoi së pari Kishën Katolike të Shqipërisë, duke e konsideruar atë si “çerdhe” të agjentëve të huaj në Shqipëri. Asaj iu kërkua të shpallte autoqefalinë e saj. Por ky do ishte një sakrilegj kanonik prandaj peshkopët Gaspër Thaçi dhe Vinçenc Prendushi nuk pranuan. Të dy u burgosën, i pari u dënua me pushkatim ndërsa i dyti me 20 vjet burg, i cili vdiq më pas në burg. U arrestuan 30 françeskanë , 15 jezuitë dhe mjaft seminaristë. Disa prej tyre u pushkatuan ( Dom Ndre Zadeja, Frano Gjini, Gj. Volaj, At Ciprian Nika, Nikoll Gazulli , me fjalët e fundit “ Rroftë Krishti mbret, rroftë Shqipëria edhe pa ne!”), të tjerët përfunduan në kampe përqëndrimi ose punë të detyruar.
Më 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte kundërshtuar aksionin e rinisë për prishjen e kishave e xhamive. Ernest Çoba, arqipeshk ishte dënuar që më 1964 me 25 vjet burg. Atëhere u burgus edhe Mikel Koliqi, kardinali i parë shqiptar.
Ç’është e vërteta, bashkësia katolike nuk e ka ndërmarrë nismën e autoqefalisë si ortodoksët, por de facto ajo e ka realizuar atë , sepse kleri i kishës françeskane ka mbajtur lidhje kryesisht me Austrinë, ndryshe prej jezuitëve dhe domenikanëve që i ruajtën lidhjet me Vatikanin.
Sinodi III Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë qëndroi deri më 1949 kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorëheqjen.
Sinodi IV me kryepeshkop Paisi Vodicën u ngrit në gusht 1949. Për arsye politike Paisi Vodica e lidhi Kishën Ortodokse Shqiptare me Patrikanën e Rusisë komuniste.

7.2.1. Feja gjate periudhës së shtetit ateist 1967-1990
Më 1967 besimet fetare dhe institucionet e tyre u ndërprenë me dhunë nga shteti komunist. Kjo lëvizje u quajt kinse lëvizje e rinisë ateiste. Shumë kisha u kthyen në salla publike, stalla ose u rrënuan plotësisht. U prishën 2169 objekte kulti si kisha , xhami e teqe. U burgosën 217 klerikë për terror e disa prej tyre vdiqën nëpër burgje ose u pushkatuan.. Kodi penal më 1977 dënonte propagandën fetare si dhe përhapjen e liturgjisë. Sipas këtij kodi u dënuan shumë ish klerikë por edhe laikë.
Kisha katolike e Shqipërisë që i kishte dhënë vendit dhjetëra intelektualë, studjues me emër, poetë e shkrimtarë si at Shtjefën Gjeçovin, Preng Doçin, at Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, at Donat Kurtin etj kishte pësuar një nga goditjet e saj më të mëdha gjatë gjithë historisë së saj në Shqipëri.
Shpallja e Shqipërisë ( e tokës ku predikuan së pari apostujt e Krishtit si Pali; e tokës së Skëndërbeut që u fut në historinë e kishës si mbrojtësi i saj më besnik) si i vetmi shtet atesit në të gjithë globin tokësor, kishte habitur tërë botën. Diktatori Enver Hoxha ishte bërë më i egër se perandori Trajan. Pavarësisht nga kjo, shqiptarët nuk linin festë fetare pa e festuar fshehurazi, në kushtee e një fukarrallëku të tmershëm dhe furnizmi me triska deri më 1990. Në këtë ilegalitet të përgjithshëm dhe frikë u forcua ndjenja e tolerancës fetare.
Ndërkohë veprimtaria e Nënë Terezës jashtë Shqipërisë ndikonte mjaft. Pas përmbysjes së sistemit ateist më 1990 , më 4 nëntor 1990 patër Simon Jubani që kish qëndruar 26 vjet në burg dhe Karlo A. Sevilla, dëbuar nga Shqipëria më 1946, dhanë një meshë për të gjallët e për të vdekurit në kapellën e vogël të varrezave të Shkodrës, e cila shërbeu si altar. Pjesëmarrja në meshë ishte e jashtëzakonshme. Po atë ditë u dha një duva në Xhaminë e Plumbit në Shkodër nga myslimanët. Nisi sërisht ngritja e kishave , e xhamive dhe e teqeve.

7.2.2 Besimet fetare pas 1990
Pas vitit 1990 u kthyen në Shqipëri emisarët e Kishës Katolike të Shqipërisë, misionarët dhe të dërguarit apostolikë të Selisë së Shënjtë, midis tyre dhe klerikë katolikë shqiptarë që kishin dalë gjallë nga burgjet, si imzot Mikel Koliqi, Frano Ilia, Imzot F. Mirdita, i ardhur nga jashtë etj.
Klerikët ortodoksë që kishin mbetur gjallë filluan të aktivizohen pranë kishave që kishin mbetur më këmbë dhe t’i përtrijnë ato. Nga Patrikana Ekumenike u dërgua peshkopi misionar Anastasios Janullatos dhe nisa puna për rindërtimin e kishave dhe kthimin e pronave të tyre.
Për t’u shënuar është vizita e Papës Gjon Pali II më 25 prill 1993 dhe e patrikut Ekumenik Bartholomeu i më 2-9 nëntor 1999.
U përtrit edhe Kisha Ungjillore e Shqipërisë përmes misonarëve dhe bashkësive të krishtera ungjillore në të gjithë vendin sidomos në qytete edhe në Kosovë. Kjo kishë ndjek traditat evropiane, duke e shtrirë veprimtarinë në përhapjen e lajmit të mirë, sidomos në shkolla, ku jep një ndihmë të çmuar.
Sekte të krishtera si Baha’u llah, Dëshmitarët e Jehovajit etj kanë një shtrirje gjithnjë e më të gjërë tani edhe në Shqipëri.
7.2.3. Invazioni i feve të huaja në Shqipëri
Lëvizjet jo biblike në Shqipëri

Në ditët e sotme, në Shqipëri veprojnë edhe të ashtuquajtura “lëvizje jo biblike”. Këto e kanë marrë këtë emër nga që marrin nga Bibla një pjesë të saj dhe e shndërrojnë atë në bazë përfundimtare të besimit të tyre. Kështu këto lëvizje mund të konsiderohen si kulte, apo sekte të krishtere. Ndër to janë :
Dëshmitarët e Jehovait
Mormonët
Bahai
Psh organizata e Dëshmitarëve të Jehovait që njihet edhe si Bibla e Kullës së Rojës dhe Shoqëria e pamfletëve e vënë theksin tek profecitë e kohëve të fundit dhe kanë parashikuar por pa sukses fundin e botës. Dëshmitarët e Jehovait kufizohen në jetën sociale duke mos marrë pjesë , si rregull, në veprimtari të tilla , si transfuzion gjaku, festim ditëlindjesh ose festash ( përfshi festat kombëtare, Krishtlindjet, Pashkët, Ditën e Nënës), votime, betimi pra flamurit dhe shërbimi ushtarak.. Kështu ato vendosin një mur ndëmjet vetes dhe pjesës tjetër të shoqërisë.
Ithtarët e Bahait pretendojnë se përfaqësojnë kulmin e të gjitha feve të botës. Ata nuk besojnë se Jezusi është Mesia i vetëm, i vërtetë, mësimet e të cilit vlejnë përgjithmonë. Ata e zbresin rëndësinë e Jezusit në një epokë të kaluar dhe lënë të kuptohet se e ka zëvëndësuar mesia e tyre, Bah’ullahu. Ndjekësit e kësaj lëvizje pohojnë se “me Baha’ullahun ka lindur epoka e re e pjekurisë dhe ne duhet t’i dëgjojmë fjalët e tij..ato quhen pushteti i fundit në të gjitha punët e fesë”.
Bahai pretendon të jetë një fe universale, dhe në se njerëzit do të besonin sipas këtij drejtimi do të kish paqe universale.
Mormonët janë gjithashtu një grup njerëzish që e quajnë veten “Kisha e Jezu Krishtit dhe Shënjtorët e Ditëve të mëvonshme”. Ata thonë se “përëndia vetë ka qënë një herë ashtu si jemi ne tani dhe ai është një njeri i lartësuar”, “Krishti nuk ka lindur përmes Frymës së Shënjtë.., por ..në të njëjtën mënyrë sipas mishit dhe karakterit të njëjtë si ndodhi në kopshtin e Edenit..”, “ se ekzistojnë mëkate të tmerrëshme që njeriu mund t’i bëjë dhe këto do ta vendosin mëkatarin larg fuqisë shpenguese të Krishtit. Në se këto mëkate bëhen atëhere gjaku i Krishtit nuk do t’i pastrojë ata nga këto mëkate edhe në se ata pendohen . Prandaj e vetmja shpresë e tyre është të derdhin gjakun e tyre për shpengim, aq sa është e mundëshme, për veten e tyre.”
Kisha Ungjillore Protestane
Kisha Ungjillore Protestane në Shqipëri zë fill më 18 tetor 1873, kur Berd , Xheni dhe zoti Marsh vendosen si misionarë në qytetin e Manastirit. Aty ata krijuan bashkësinë e parë ungjillore, ku bënin pjesë Gjerasim Qiriazi , i cili ishte njëkohësisht edhe atdhetar i madh. Gjerasimi dhe e motra , Sevastia çelën në Korçë të parën shkollë të vashave më 23 tetor 1891. Më 14 nëntor u krijua bashkësia “Vëllazëria Ungjillore” ku bënin pjesë Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V. Pasko nga Pogradeci, Fanka Fthimi dhe ndoshta P.N. Luarasi.
7.2.5. Alternativat fetare sot në Shqipëri

Në shtypin shqiptar prej shumë vjetësh diskutohet shumë në se është e udhës që shqiptarët në shumicë të mbeten myslimanë. Madje shkrimtari i madh i sotëm, Ismail Kadare disa herë është shprehur që ne duhet të kthehemi në fenë e vjetër të krishterë. Sepse kështu do të mbetemi pjesë e Evropës.
Të tjerë intelektualë janë të mendimit se rikonvertimi fetar nuk është kusht për t’u pranuar nga Evropa dhe as mund të bëhet vullnetarisht, nga që përkatësia fetare është një dukuri e rrënjosur tek populli ndonëse jo me fanatizëm.
Sidoqoftë mbetet për të parë se si do evoluojë gjëndja e besimeve fetare.
Nga njëra anë të rinjtë të edukuar në shkolla laike janë relativisht të lirë dhe jo shumë të prirë të frekuentojnë institucionet fetare, pa bërë fjalë këtu për t’i përkitur atij besimi që kanë prindërit të paraardhësit e tyre. Nga ana tjetër, në sajë të propagandës së fuqishme fetare, shumë të rinj të tjerë frekuentojnë rregullisht kishat dhe xhamitë, madje shumë myslimanë shkojnë edhe në peligrinazh në Mekë , mbajnë mjekër të gjatë etj.
Disa të tjerë kanë përqafuar sektet e reja fetare të krishtere dhe jo biblike, kryesisht për qëllime pragmatike (ashtu sikurse edhe historikisht kanë vepruar shqiptarët), për të siguruar një vizë për në Përëndimi, për të gjetur një punë apo një bursë studimi atje , një bashkëshort etj.
Dukë i hedhur një vështrim retrospektiv të kaluarës fetare të shqiptarëve , shqetësimet për lindjen e konflikteve fetare brënda vendit apo për ndarjen fetare të shqiptarëve nuk kanë gjasë të realizohen.

7.2.6. Politika aktuale e shtetit ndaj fesë
Shteti pluralist aktual mban një qëndrim neutral ndaj institucioneve fetare në vend. Ka një Komitet Shtetëror për çështjet e fesë në varësi të Ministrisë së Kulturës , që ndihmon në mbarëvajtjen e veprimtarive të institucioneve fetare. Qeveritarët marrin pjesë njësoj në kremtimet zyrtare të festave të mëdha fetare si Bajrami, Krishtlindjet, Nëvruzi etj, ose në solemenitete e konferenca të organizuara nga vetë institucionet fetare, por jo në bazë të përkatësisë fetare të vetë qeveritarëve. Kështu kryeministri, presidenti, kryetari i parlamentit, kryetarët e partive politike shkojnë për urime si në Komunitetin Mysliman Shqiptar , ashtu dhe në atë të Kishës autoqefale shqiptare apo të kryegjyshatës botërore. Në vend botohen lirisht organe të shtypit fetar dhe jepen emisione të rregullta në media. Bashkitë mbajnë qëndrim të njëjtë si për lejimin e ndërtimit të xhamive, ashtu dhe për kishat , teqetë etj. Qeveria lejon hyrjen pa pengesë të përfaqësuesve të komuniteteve të ndryshme fetare në botë, të cilët organizojnë propagandën dhe përhapjen e besimit të tyre nëpërmjet shkollave dhe mjeteve të ndryshme.
Lidhur me luftën kundër terrorizmit pati një valë arrestimesh të disa elementëve islamikë të dyshuar si fundamentalistë ose nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri disa të tjerë. Por në përgjithësi kjo nuk shkaktoi ndonjë ndjenjë pakënaqësie apo zhgënjimi në masën e besimtarëve myslimanë. Gjithashtu kushtetuta u ka dhënë të drejtën e rikthimit të pronave institucioneve fetare, si fjala vjen Manastiri i Ardenicës pranë Fierit, etj tani administrohet nga kisha dhe institucionet e tjera përkatëse fetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.djradio.4umer.com
 
Kliko per me shume 6
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kliko per me shume 1
» Kliko per me shume 2
» Kliko per me shume 3
» Kliko per me shume 4
» Kliko per me shume 5

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mire se vini :: Informacione per fene-
Kërce tek: