Mire se vini
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRE SE VINI NE FORUMIN TONE FORUMI I SHOQATES TE ISH TE PERNDJEKURVE FETARE
 
ForumHyrjeLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kliko per me shume 1

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Malvin
Malvin
Malvin
Malvin


Numri i postimeve : 27
Join date : 08/10/2008
Age : 36

Kliko per me shume 1 Empty
MesazhTitulli: Kliko per me shume 1   Kliko per me shume 1 EmptyTue Jan 27, 2009 9:55 pm

BESIMET FETARE NË SHQIPËRI

1. Pozicioni gjeografik dhe kushtet natyrore të Shqipërisë

Shqipëria ndodhet juglindje të Evropës, në pjesën përëndimore të Gadishullit Ballkanik. Nga 1094 km kufij shtetërorë të saj, 657 janë tokësorë me Greqinë, Maqedoninë , Kosovën dhe Malin e Zi, ndërsa të tjerat kufij detarë (përkatësisht me Detin Adriatik dhe Detin Jon që ndajnë atë nga Gadishulli Apenin. Pozicioni i mësipërm është shumë i rëndësishëm si nyje komunikimi ndërmjet vendeve të Mesdheut dhe Evropës Lindore dhe Azisë së Vogël. Lartësia mesatere e reliefit është sa dyfishi i asaj të kontinentit ndërsa klima varion. Duke u larguar nga bregdeti, ku është subtropikale , ajo bëhet kontinentale në zonat lindore dhe veriore.
Shqipëria ka një faunë dhe florë relativisht të pasur në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit . Pasuritë e saj minerale janë gjithashtu të konsiderueshme, sidomos bakri dhe kromi. Burimet ujore sigurojnë mbi 95 % të energjisë elektrike në vend.

2. Histori e shkurtër e Shqiptarëve

Shqiptarët bashkë me grekët janë populli më i vjetër në Gadishull e mbase në kontinent. Të parët e tyre , pellazgët dhe ilirët kishin arritur një qytetërim relativisht të lartë dhe zotëronin Adriatikun, Ballkanin Përëndimor e më gjërë. Luftrat iliro-romake në shek II para Krishtit përfunduan me nënshtrimin e ilirëve ndaj Perandorisë Romake. Më vonë Iliria pësoi sulmet e fiseve barbare përfshi ato sllave , që u pasuan nga sulmet dhe pushtimet e osmanëve. Kështu rreth 2000 vjet shqiptarët vuajtën nën zgjedhën e huaj për t’u bërë të pavarur në shtetin e krijuar më 1912. Njëkohësiht, më tepër se gjysma e trojeve etnike dhe e popullit shqiptar mbeti nën sundimin e shteteve të popujve sllavë dhe grek. Pas trazirash të mëdha politike më 1928 u themelua Mbretëria Shqiptare ndërsa më 1946 Republika Popullore . Regjimi komunist ishte nga më të egrit në Lindje , por edhe ai u shemb më 1990. Sot Shqipëria është Republikë Parlamentare me regjim politik pluralist.



3. Besimet pagane dhe fjalori fetar i shqipes
Nga të parët që janë marrë pak a shumë me këtë problem janë gjuhëtarët G. Majer, N. Jokl, H. Pedersen, K. Trajmer, H. Bariq, Milan Budimir.
Ka një mendim që fjala Zo (forma e prapashtesuar Zot) të jetë një prapaformim i fjalës zonjë.
Dihet se te popujt italikë me të cilët kultura shqiptare tregon disa përkime shumë të hershme, si te fjala bredh, që është shumësi i singularizuar (lat. Brada, ruajtur edhe te njëjësi primitiv i shqipes brada) pjesëza mohuese nuk (lat. Nec), fjala përëndi dhe përëndeshë është e lidhur ngushtë me fjalën ditë (lat. Dies). Kjo pse forma bazë e krijimit të këtyre emrave është dyeu- ndrit me derivatet qiell, zot, kurse shkallët zero të kësaj baze janë div dhe dyu-zot, fat (Watkins). Nga ana tjetër Avesta, kryehyjnia është Ahura Mazda, Zot i dijës. Me një fjalë kryehyjnia e shqiptarëve është Dielli , dritë, dije, formë e prapashtesuar e foljes di dhe, njëkohësisht , e emrit ditë . Për më tepër kjo fjalë ndeshet edhe te Avesta so den/din, fe, besim, religjion. Se folja di ka një fushë shumë të gjërë kuptimore këtë e pohojnë edhe shprehjet “e di Zotin” me kuptimin “ e njoh, e pranoj, e besoj Zotin”. Por veç Diellit, sikurse latinishtja (deus, hyjni dhe dea , hyjneshë) dhe greqishtja (ho theos, hyjni dhe he thea, hyjneshë) zhvilloi pandanin e saj, Diellë, nga u rrjedhua edhe forma diminutivale Dilë. Si në latinisht edhe në shqipen kjo rrënjë ruajti kuptimin e fjalës fat , sikurse shihet në kompozitat ditëbardhë, sin. Fatbardhë dhe ditëzi, sin fatzi, fatlum, ditëbardhë, siç tregon shumësi dit i fjalës ditë, ky emër qe në fillim me temë konsonantike, si zot, mot, mendim ky i përkrahur edhe nga Çabej.
Edhe një krijim tjetër i shqipes dëshmon se fjala përëndi, Zot lidhet me dritën. Është kjo fjala “i lumi” dhe shumësi “të lumët” që nuk mund të shkëputet as kuptimisht as fonologjikisht nga rrënja indoevropiane. Kujto edhe vargjet: “ Lum për ty edhe për të lumin Zot/ Q’i s’jem kanë e Zoti na ka dhanë (falë)”.
Sipas Delamarre fjala përëndi e ka burimin te fjala perkëis, dru i shënjtë, zot i stuhisë, e cila e ka kognatin e saj te lituanishtja Perkunas dhe te sllavishtja e vjetër Perunu.
Sipas albanologëve të ndryshëm fjala përëndi nuk mund të trajtohet ndaras nga fjala përëndoj. Për derisa folja e krijuar nga kjo temë (perent) u ruajt si kuptimi “prij , kaloj” te fjala përëndi, mendohet se ajo është në prapaformim nga kjo folje në kuptimin “ai që prin”. Si mbiemër të emërzuar e gjejmë të antroponimi Prend, Perend si dhe te dita e javës Premte, peremte
Politeizmi te shqiptarët
Festat fetare në Shqipëri, qofshin të të krishterëve qofshin të myslimanëve ruajnë gjurmë të periudhës politeiste mitologjike. Shqiptarët katolikë të viseve veriore ditën e Buzmit e kanë pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, por duke nënshtresuar në këtë festë edhe kultin e zjarrit. Shën Mëria e myslimanëve përkon me ditën e zanës- Dianës te latinët- më 23 gusht. Bekstashinjtë kanë kultin e Baba Tomorrit, që ngjason me kultin mitologjik të olimpit grek. Një poet i krishterë , Andon Zako Çajupi, i vuri si titull librit të vet emrin e “Baba Tomorrit”. Kjo edhe të tjera tregojnë se shqiptarët kanë kultin e natyrës, festojnë ditën e malit apo të bjeshkës, mbajnë edhe sot gjarpërin dhe dhinë si totem ( hyjni mbrojtëse), kanë kult për zjarrin, për gurin, për ujin, për bukën, për udhën dhe mysafirin, për tokën dhe qiellin.



4. Krishtërimi te shqiptarët
Feja ka luajtur një rol të dorës së parë në mbijetesën e kombit shqiptar në po atë shkallë si për disa popujt të tjerë të lashtë, psh armenët dhe hebrenjtë. Ishte krishtërimi ai që i dha një identitet më të fortë popullit shqiptar në kohën e dyndjeve barbare dhe osmane duke u kthyer në një vend të shënjtë në kohën e Skëndërbeut pasi e mbrojti Krishtërimin në kohën (shek XV) kur papa dhe patriku kacafyteshin. Ishte feja islame dhe bektashizmi që i diferencoi shqiptarët kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjëve synonte asimilimin dhe përfitimin e territoreve shqiptare. Flaka morale e përbashkët për klerin shqiptar të të gjitha besimeve ishte ajo e një zelli apostolik të lashtë të gërshëtuar me një ndjenjë patriotike të zjarrtë.
Në Shqipëri krishtërimi është apostolik, dmth ai është përcjellë tek arbërit direkt nga goja e vetë apostujve të Jezu Krishtit dhe filloi të përhapej në Iliri që në shek I pas Krishtit si fe ilegale. Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan : Kështu prej Jeruzalemit e përqark e deri në Iliri kam kryer shërbimin e ngjalljes së Krishtit, duke u përpjekur të ungjillizoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit.. Në vitin 58 sipas dokumentave, në Durrës ka pasur 60 familje të krishtera. Në vitin 70 nis veprimtarinë peshkopi Qesar në Durrës, në vitin 98 Shën Astini, i cili u dënua me vdekje më 116 nga perandori Trajan dhe sundimtari vendas Agrikoli, si ilegal.
Qëndra të para të krishtera përveç Durrësit shënohen Butrinti, Onhezmi, Jerikoja, Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi, Antipatrea, Skampis, Scodra, Albanopolis, Lyhnidi etj. Perandori ilir Kostandini e shpalli Krishtërimin fe zyrtare në shek IV dhe ndërtoi shumë bazilika . Shën Jeronimi ilir përktheu biblën në latinisht (La Vulgatën) në mesin e shek IV. Konvertimi i plotë në krishtërim në trojet ilire përfundoi në shek V-VI. Koncili i parë ekumenik i Nikesë në 325 ishte i pari që formuloi parimin bazë të krishtërimit: Besoj në një Përëndi, Atin e gjithëfuqishëm, krijuesin e Qiellit e të Dheut dhe të gjithë të dukurave e të padukurave.
Shën Niketa i Dardanisë (Remesianes) është krijuesi i kryelutjes së krishtërimit (Kryehimnores) Te Deum Laudamus ( Ty Zot të lavdërojmë) që vazhdon të jetë kryelutje edhe sot pas 15 shekujsh.

Përhapja e Krishtërimit në Shqipëri
Krishtërimi zuri fill me lindjen e Jezu Krishtit në Palestinën e pushtuar nga Roma. Ai e shpalli veten si Shpëtimtari dhe Mesia i shumëpritur.
Shqipëria është përcaktuar si një nga vendet mesdhetare, ku krishtërimi depërtoi qysh në shekujt e parë. Ai u ngrit në Shqipëri mbi baza apostolike. Ungjilli i krishterë u fut për herë të parë në Evropë nga apostulli Pal në Filipe të Maqedonisë (viti 41). Pastaj duke udhëtuar drejt përëndimit, përmes rrugës Egnatia, ai predikoi në Selanik, qyteti më i madh në atë rrugë. Më vonë , ai u bë qëndra nga ku krishtërimi rrezatoi në Athinë e Korint, si dhe mbi provincën e Ilirikut. Është interesant fakti që udhëtimet e Palit ndiqnin besnikërisht rrugën Egnatia, nga Selaniku drejt Përëndimit duke depërtuar në zemrën e Shqipërisë rreth 270 km dhe ngrinin gjatë rrugës bashkësitëe e para të krishtera.
Autori i shek VI, Kosmas, i përfshin iliro-shqiptarët në grupin e popujve që në kohën e tij kishin përqafuar krishtërimin. Durrësi, Nikopoja ishin qëndrat kryesore bregdetare, nga ku feja e re u përhap pastaj në thellësi të katër provincave ilire: të Prevalit, Dardanisë, Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër. Që në shekujt e parë të erës së re , në qëndrat urbane të këtyre trevave përmënden bashkësitë e para të krishtera , si dhe ngrihen ndërtesat e para të kultit të ri. Në Durrës psh, sipas historianit romak Farlati , në vitin 58 kishte 70 familje të krishtera,. Një historian tjetër, Lavardini, duke shkruar rreth lashtësisë së familjes Dukagjini, në malet e veriut, përmënd se “në brëndësi të kësaj krahine mund të shihen monumente prej mermeri, mbi të cilat ende (viti 1576) lexohen emrat e shumë perandorëve romakë etj, midis tyre disa shprehje ose dëshmi, që tregojnë qartë se apostulli Shën Pal ia predikoi popullit Ligjin e Birit të Përëndisë. (viti 45). Një historian grek, Menalogu, përmënd martirizimin e Shën Astit nga Durrësi (viti 98-117 pas Krishtit) dhe Florianit e Laurit nga Ulpiana pranë Prishtinës së sotme (vitet 117-138 pas Krishtit).
Elita e rojeve ilire mund ta ketë dëgjuar apostullin Pal gjatë mbrojtjes së tij të shkëlqyer kur e arrestuan në Jeruzalem (viti 49) dhe gjatë burgosjes së tij të gjatë në “preatorium” në Çezare. Ndonëse përkthimet e japin Palin të mbyllur në “oborrin e gjykimit” të Herodit apo në “pallatin” e tij, teksti grek saktëson se ai mbahej në “preatoriumin e Herodit”. Më vonë, gjatë burgimit të tij në Romë viti 64 apostulli shkruan se “vëllezërit e tij në Krisht ishin të pranishëm në të gjithë pallatin” mirëpo teksti grek përsëri saktëson “në të gjithë preatoriumin”. Në letrën e Palit drejtuar ndihmësit të tij, Titit, pas lirimit nga burgu i parë në Romë, ai porosit “eja te unë në Nikopojë (Iliria e Jugut) sepse aty do ta kaloj dimrin”.
Të tilla ndërtesa , bazilika e pagëzimore (baptistere) të shek IV-VI ruhen edhe sot pjesërisht në rrethet Durrës, Shkodër, Lezhë, Mat, Apolloni, Elbasan, Dibër, Ohër, Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Butrint e akoma më në jug.
Hershmërinë e krishtërimit shqiptar e provojnë gjithashtu një sërë emrash vendesh që u referohen martirëve të parë të Lindjes, kulti i të cilëve ka qënë përhapur në shek IV-VI. Të tilla janë toponimet Shirgj (Shën Sergj), Shubak (Shën Baku), Shëndekla (Shën Tekla), Shën Vlashi, që ndeshen në Shkodër, Durrës, Himarë e deri poshtë në Çamëri (Shën Vlash, Shën tekla). Të lidhur me kultin e martirëve në fjalë si dhe me historinë e hershme të krishtërimit, janë toponime të tilla të huazuara nga vendet e Lindjes , si Rozafë ( vend në Siri, ku u varros Shën Baku e Shën Sergji), Barbullush ( Barbalista, vend buzë Eufratit, ku u masakrua Shën Baku), Sebaste, Jeriko.
Persekutimet e mëdha kundër të krishterëve regjistruan edhe në Shqipëri martirë të shumtë , kulti i të cilëve u ruajt në shekuj. Më të shquarit ndër këta martirë janë Shën Asti, peshkop i Durrësit, Shën Terini nga Butrinti, Shën Donati , peshkop i Evrojës (Paramithi), Lauri dhe Flori nga Dardania, etj. Po në këtë kohë, në toponomastikën e vendit futen emra të krishterë të tipit Shëngjin, Shën Gjergj, Shupa ( Shën Pal), Shmil (Shën Mëhill), Shën Koll apo Shën Nik ( Shën Nikollë), Shëmri ( Shën Mëri), Shëndëlli (Shën Ilia), Shën Gjergj, Shtish- Shën Matish ( Shën Matheu), Shingjon, Shëgjun ( Shën Gjon), Shën Ndreu etj. Etj. Të gjithë këto emra bëjnë pjesë në fondin e hershëm të toponomastikës së krishterë ( shek i-VII). Të tilla toponime, që në Ballkan në një masë të tillë e në një shtrirje të tillë gjënden vetëm në trevat shqiptare, lidhen gjithësesi me periudhën para vendosjes së sllavëve në shek VI-VII. Përhapja e tyre sa në viset bregdetare, aq edhe në viset e thella malore larg bregdetit, është një e dhënë më shumë që provon se këto hapësira mbeten në thelb të paprekura nga ngulimet e sllavëve paganë dhe se edhe pas dyndjeve sllave të shek VI-VII popullsia vendase autoktone, u ruajt e paprekur në pjesën më të madhe të Ilirisë së Jugut.
Pavarësisht nga përpjekjet për mbytjen e fesë së re, krishtërimi u afirmua në Shqipëri në mënyrë përfundimtare. Pas përndjekjeve të mëdha të shek IV burimet historike flasin për
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.djradio.4umer.com
 
Kliko per me shume 1
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kliko per me shume 2
» Kliko per me shume 3
» Kliko per me shume 4
» Kliko per me shume 5
» Kliko per me shume 6

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mire se vini :: Informacione per fene-
Kërce tek: