Mire se vini
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRE SE VINI NE FORUMIN TONE FORUMI I SHOQATES TE ISH TE PERNDJEKURVE FETARE
 
ForumHyrjeLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kliko per me shume 3

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Malvin
Malvin
Malvin
Malvin


Numri i postimeve : 27
Join date : 08/10/2008
Age : 36

Kliko per me shume 3 Empty
MesazhTitulli: Kliko per me shume 3   Kliko per me shume 3 EmptyTue Jan 27, 2009 9:57 pm

Arbër ekzistonin që prej shumë kohësh të vjetra një numër abacish të urdhërit të Benediktit të themeluar nga misionarë përëndimorë. Ndonëse nën hije këto vazhduan të funksionojnë edhe pas ndarjes së kishave, më 1054, duke mbajtur gjallë orinetimin roman (katolik) të tyre e duke shërbyer si pikëmbështetje e Papatit në këto treva. Të tilla manastire qenë psh manastiri i Shën Lleshit në derdhjen e poshtëme të Matit, i Shën Pavlit në Blinisht, i Shën Mërisë së Ndërfanit buzë Fanit të Madh, manastiri i Shën Lleshit në Orosh, i Shën Kollit në Breg-Matë, i Shënëpremtes në Kurbin e së fundi, manastiri i Shelbuemit në Rubik. Hershmërinë e tyre e dëshmojnë shtresat me mozaikë, afresket apo mbishkrimet e mureve.
Është jashtë çdo dyshimi se lëvizjet e kishës së Arbrit përcaktoheshin në një masë të madhe nga vullneti politik i krerëve të Arbrit. Orientimi i ri i kishës së Arbrit nga Roma katolike si dhe organizimi i saj i pavarur nga qëndrat fqinje i përgjigjej drejtimit të ri propërëndimor e autonomist të politikës së tyre.
Akti i fundit ishte edhe braktisja e ritit ortodoks dhe konvertimi në katolicizëm nga vetë kretët e principatës së Arbrit. Kjo ndodhi në vitin 1208 nga princi Dhimitër. Me gjithëse këto tratativa me Romën u ndërprenë nga ngjarje të tjera të kohës, prirjet prokatolike mbetën gjithmonë të fuqishme si në Arbëri ashtu edhe në Durrës.
Edhe Skëndërbeu , marrim vesh ishte i krishterë unit, dmth i prirë për bashkimin e të dy kishave bizantine dhe romake në një të vetme. Këtë gjë nuk ja falën kurrë atij patrikët e Kostandinopojës.
Kristalizimi i ordodoksisë në Shqipëri
Ndryshe nga viset e tjera shqiptare në veri të vijës Durrës-Ohër, në territoret në jug të saj kriza e Perandorisë Bizantine në shek XII dhe shembja e saj më 1204 nga kryqtarët nuk i tronditi pozitat e ortodoksisë bizantine. Për më se gjysëm shekulli pas rënies së Kostandinopojës, e gjithë shtrirja prej Durrësit në Prevezë, u përfshi në kufijtë e Despotatit të Epirit, një formacion që në pikëpamje shtetërore e kishëtare qe një imitim i Perandorisë Bizantine. Nën tutelën e despotëve të Epirit , peshkopatat e Durrësit, Ohrit, Kaninës, Beratit, Devollit, Drinopojës, Himarës, Butrintit, Eurojës, etj, njohën një periudhë lulëzimi të veçantë. Pas vitit 1260 , pjesa më e madhe e këtyre trevave u përfshi për gati një shekull tjetër ( deri më 1346) në kuadrin e Perandorisë së rindërtuar Bizantine, gjë që ndikoi akoma më shumë më forcimin e karakterit ortodoks të besimit në to. Rrethanat politike bënë shpesh që familjet fisnikë Matrënga, Muzaka, Zenebishi, Spata, Losha të kishin marrëdhënie me fuqitë katolike si anzhuinët e Napolit ose Venedikun, madje edhe me vete Papatin. Si rezultat ndodhi që në pikëpamje kishtare ndonjë pinjoll i tyre të kthehej në katolik. Një dokument i vitit 1290 jep pikërisht emrat e një grupi “neofitësh” katolikë që u perkisnin familjeve në fjalë. Pavarësisht nga episode të tilla, trevat jugore shqiptare dhe banorët e tyre qëndruan, në përgjithësi, të lidhura me ritin ortodoks.
4.4 . Krishtërimi shqiptar dhe piktura

Sipas dijetarit Milan Shuflai, Durrësi dhe Salona kanë qënë dy çerdhet më të mëdha të krishtërimit në Gadishullin Ballkanik. Gjatë ekspeditave në Karaburun arkeologët shqiptarë kanë gjetur disa nga dëshmitë më të herëshme të krishtërimit të gdhëndura në gur. Njëra prej tyre është në formën e një amfore, enë e madhe më dy vegje që është skalitur në një hapësirë të sheshtë dhe vertikale prej guri në Gjirin e Gramatës në Jug të Karaburunit. Kjo amforë përfaqëson një motiv të ungjijve të subjektit të Dasmës në Kanë, kur Krishti bëri ritin e mrekullueshëm të kthimit të ujit në verë. Gjithashtu në anën lindore të Karaburunit , në një nga guroret e tij janë gjetur të skalitura dy fytyra njerëzore të një burri dhe të një gruaje pranë njëra tjetrës. Këto përfaqësojnë ndoshta ikonografinë më të herëshme të Krishtërimit në Evropë e konkretisht në figurën e burrit është fytyra e Krishtit, kurse në atë të gruas është fytyra e Kishës, sipas konceptit teologjik të Martesës Mistike. Dëshmija e amfores dhe ajo e ikonografisë mendohet se janë më të vjetrat e ikonografisë primitive të krishterë në kontinentin evropian.
Më vonë , në zbulime të tjera shohim të shtjellohet ikonografia e krishterë nëpërmjet simbolizmit të hyjnive pagane, konkretisht Krishti paraqitet në formën e hyjnisë Diell të Heliosit, ose dhe të fytyrës së Orfeut. Të dy këto ravijëzime janë gjetur në qytetin e Durrësit. Krishti deri në shek V është paraqitur edhe me figurën e Apolonit. Pas këtij caku kohor ikonografia e Krishtit merr tipare klasike , jupiteriane të një burri të fuqishëm me mjekër. Dëshmitë e Karaburunit dhe Durrësit i takojnë shekujve II –III pas Krishtit.
Mozaiku i gjetur në Arapaj , pranë Durrësit, mozaiku i Kapeles Bizantine në amfiteatrin e Durrësit, mozaikët e Baptisterit të rrumbullaktë të Butrintit, ato të bazilikave të Bylisit si dhe të Linit, përmbajnë skena kryesisht të mjediseve baritore të fesë së re dhe triumfuese të krishtërimit. Niveli artistik i lartë i tyre përbën një nga thesaret më të mëdhenj kulturorë të krishtërimit shqiptar.
Në shek VI-XII zhvillohet arti i miniaturave të kodikëve si dhe arti i afreskave. Në shek XIV dritëson ikonografia mesjetare e krishterë e stilit paleolog, sidomos në artin e afreskave të trapezerisë se kishës së Shën Mërisë në Apolloni. Artisti apo çeta e artistëve që ka realizuar këto afreska , janë karakterizuar nga një talent shumë i madh pikturik dhe me vizione të mëdha humaniste për krishtërimin. Në shek XVI shkëlqen më i madhi ikonograf shqiptar i të gjitha kohërave , Onufri, që krijoi një shkollë të mëvetëshme në historinë e artit botëror. Në shek XVIII shkëlqejnë gjithashtu dy gjeni të mëdhenj të ikonografisë shqiptare, David Selenica nga Vlora dhe Kostandin Shpataraku nga Elbasani.
Pos të tjerash duhet përmëndur edhe fusha e ilustrimit të librave me gravura. Psh janë 11 gërma gravura te libri i Gjon Buzukut më 1555. Po ashtu me librat e Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit dhe Frang Bardhit. Subjeket e këtyre ilustrimeve janë kryesisht ikonografike , por kanë edhe motive laike me rëndësi të madhe , madje edhe tema heraldike që lidhen me shqiptarët. Në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë janë ekspozuar kodikë të shek XV që përmbajnë ungjillin e Shën Markut dhe Shën Lukës. Ato kanë dy gravura që i tregojnë shkrimtarët ungjillorë, Lukën dhe Markun, në formën e dijetarëve , të ulur në tavolinën e shkrimit dhe duke shkruar ungjijtë. Kështu fjala vjen Luka është ulur dhe shkruan me dorën e djathtë, kurse me dorën e majtë mban veglat e shkrimit të kohës. Para tij është muri dhe një dritare e hapur. Të dy këto gravura paraqiten në mënyrë rilindase, shkrimatërt ungjillorë ngjajnë si dijetarë të tipit të Leonardo Da Vinçit.
Në një tjetër kodik që përmban ungjijt e Testamentit të Ri, që i takon viti 1857, janë edhe 4 gravura mjeshtërore. Njëra paraqet Markun duke medituar, ulur në një fron para një tryeze të ulët me veglat e shkrimit dhe tek këmbët e tij figura e një luani madhështor. Gravura që paraqet Mateun është akoma më e bukur dhe më artistike. Mateu është duke shkruar ungjillin e tij, i ulur në fron, prapa ka figurën e një ëngjëlli, kurse në sfond duket një dritare me dy shtylla dhe kapitele klasike ku duket një pejsazh detar me një anie të lashtë me vela , një pejsazh arkitektonik si dhe mallet. Është në të vërtetë një gravurë kryevepër. Gravura e Lukës paraqet shkrimtarin ungjillor në një pozë meditimi, gjithashtu të ulur dhe që ka pranë vetes figurën e kaut totemistik, prapa tij është një dritare e hapur, ku duket një pejsazh malor dhe struktura e një kështjelle dhe më tej deti. Gravura e Gjonit është gjithashtu tepër interesante. Gjoni i ulur në fron me shpinë rrethore është përkulur duke shkruar. Pra tij qëndron figura e një shqiponje dhe në mur duket një dritare gjysëm rrethore nga ku duken retë e bardha në qiell. Këto gravura përfaqësojnë një mjeshtëri të lartë artistike.
Të dy kodikët që përmëndëm janë nga biblioteka e Manastirit të Shën Vladimirit në Elbasan.



5. Pushtimi osman dhe islamizimi i shqiptarëve
Me pushtimin osman përkatësia e krishterë e shqiptarëve (pjesërisht në ritin ortodoks dhe pjesërisht në atë katolik) filloi të cënohej në dobi të përhapjes së islamit, fe zyrtare e shtetit osman. Por kontaktet e shqiptarëve me fenë islame janë më të hershme sesa pushtimi osman i tokave shqiptare, për derisa në kohët paraosmane këto toka janë shkelur herë pas here nga tregtarë, forca ushtarake apo përfaqësues të tjerë të botës orientale- islamike. Megjithatë, fillimet e islamizimit të popullsisë shqiptare në trajtën e një procesi historik, njëkohësisht janë të lidhura me fillimet e vendosjes së sundimit osman në Shqipëri.
E para që provoi dukurinë e kalimit në islamizëm ishte pjesë e sipërme e piramidës shoqërore, fisnikëria shqiptare. Që nga gjysma e dytë e shek XIV kur inkursionet osmane drejt Ballkanit dhe Shqipërisë sa vinin e dendesoheshin , princat shqiptarë u shtrënguan , kush më herët e kush me vonë, të pranonin suzerenitetin e sulltanit dhe, si vasalë të tij, të dërgonin djemtë e vet si pengje pranë oborrit osman. Këtu , pasi ktheheshin në myslimanë dhe merrnin edukatën përkatëse , ata ngarkoheshin me shërbime të caktuara ushtarake dhe civile, duke arritur në shumë raste edhe në funksione të larta, si sanxhakbejlerë, subashë etj. Ndër pinjollët e islamizuar të familjeve feudale shqiptare të dërguar pranë oborrit të sulltanit si içoglanë ishin edhe Gjergj Kastrioti ( i islamizuar me emrin Skënder), një nga djemtë e Gjon Kastriotit; Jakup beu, i biri i Teodor Muzakës (në fund të viteve 30 të shek XIV qeveritar i Sanxhakut Shqiptar); i vëllai Kasem Pasha , një nga komandantët më të shquar të Muratit II dhe të Mehmetit II; dy djemtë e Gjin Zenebishit ( njëri prej tyre , i quajtur Hasan Beu, në vitin 1455 mbante funksionin e subashit të Tetovës) , etj. Islamizimi i një pjese të elitës feudale shqiptare që në dhjetëvjeçarët e parë të sundimit osman formoi kështu kontigjentin fillestar të popullsisë së islamizuar shqiptare.
Dinamika e procesit të islamizimit në hapësirën shqiptare u përshpejtua me vendosjen pas viti 1402, të një detyrimi të veçantë të quajtur devshirme. Sipas këtij detyrimi, familjet e krishtera të vendeve nën sundimin osman, periodikisht duhej të jepnin djem (devshirë) për të mbushur repartet e jeniçereve (axhemiogllanë) ose për nevoja të tjera të pallatit sulltanor (içogllanë).

Shqipëria ishte një ndër vendet e pushtuara ku detyrimi i devshirmesë u zbatua me rreptësinë më të madhe. Detyra e mbledhjes së djemve të krishterë dhe të dërgimit të tyre në Stamboll i ngarkohej njërit prej funksionarëve të korpusit të jeniçerëve, i cili, i pajisur me ferman të sulltanit dhe i shoqëruar edhe nga një sekretar, shkonte në të gjitha krahinat, të cilat fermani në fjalë i ngarkonte me detyrimin e devshirmesë. Në bashkëpunim me kryepleqtë (koxhabashët) i dërguari i Stambollit mblidhte kryefamiljarët e çdo fshati dhe u kërkonte të sillnin pranë tij të gjithë djemtë e moshës 12-15 vjeç. Mes këtyre djemve zgjidheshin më të mirët përsa i përket paraqitjes fizike dhe aftësisë për të përballuar sakrificat. Zakonisht merrej një djalë për çdo familje të krishterë, qoftë kur familjet kishin disa, qoftë kur ato kishin edhe një djalë të vetëm. Djemtë e përzgjedhur, pasi visheshin me një livre cohe të gjatë deri në tokë dhe u vendosej një kësulë me pupël mbi kokë , dërgoheshin në kryeqytetin e perandorisë. Ditën që arrinin aty, shpërndaheshin dy nga dy nëpër familjet e atjeshme dhe pastaj, të prirë prej agait ( komandantit) të jeniçerëve,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.djradio.4umer.com
 
Kliko per me shume 3
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kliko per me shume 1
» Kliko per me shume 2
» Kliko per me shume 4
» Kliko per me shume 5
» Kliko per me shume 6

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mire se vini :: Informacione per fene-
Kërce tek: