Mire se vini
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRE SE VINI NE FORUMIN TONE FORUMI I SHOQATES TE ISH TE PERNDJEKURVE FETARE
 
ForumHyrjeLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kliko per me shume 4

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Malvin
Malvin
Malvin
Malvin


Numri i postimeve : 27
Join date : 08/10/2008
Age : 36

Kliko per me shume 4 Empty
MesazhTitulli: Kliko per me shume 4   Kliko per me shume 4 EmptyTue Jan 27, 2009 9:58 pm

kalonin për shikim përpara sulltanit, i cili më të përshtatshmit i mbante në sarajet e veta, ndërsa një pjesë tjetër ua kalonte për stërvitje instruktorëve të posaçëm . Teprica u jipej familjeve osmane në Rumeli dhe Anadoll, ku mësonin turqishten, kryenin punë të ndryshme bujqësore etj. Edhe këta të fundit , sipas nevojave të pallatit të sulltanit dhe të korpusit të jeniçerëve, nëse kishin mësuar mirë gjuhën, brënda 2-3 vjetësh mund të merreshin nga familjet për t’u përfshirë me shërbim pranë institucioneve të mësipërme.
Një sasi jo e vogël djemsh nga familjet e krishtera, pasi ktheheshin në myslimanë, dërgoheshin me shërbim edhe pranë pallateve të sanxhakbejlerëve ose bejlerbejlerëve. Këta të fundit quheshin gulamë dhe shfaqen dëndur në defterët osmanë të shek XV si zotërues timaresh .
Praktika e devshirmesë që vazhdoi deri nga fundi i shek XVII luajti rolin kryesor në krijimin e shtresës ushtarake shqiptare si pjesë përbërëse e klasës ushtarake osmane. Elementët e islamizuar nga trevat shqiptare , të cilët u edukuan pranë palllatit sulltanor ose pranë sarajeve të qeveritarëve osmanë të provincave , përgjithësisht ose mbushën korpusin e jeniçerëve (ushtrisë osmane), ose formuan aparatin qeverisës të shtetit osman në Shqipëri. Dukë qënë të inkuadruar në hierarkinë osmane , kjo pjesë e popullsisë shqiptare u bë zotëruese timaresh, zeametesh dhe hasesh dhe luajti kështu një rol të madh në shtrirjen e islamizmit edhe në pjesën tjetër të popullsisë.
Depërtimi i fesë islame në shkallë të gjërë në rradhët e popullit shqiptar gjeti shprehje pikësëpari në qytete. Me vendosjen e sundimit osman, qytetet shqiptare filluan të funksionojnë si qëndra administrative, ekonomike e kulturore të sistemit të ri politik. Në përshtatje me rolin e tyre ekonomik e shoqëror, në qytete u përqëndrua jo vetëm shumica e personelit adminstrativ e ushtarak osman , por edhe kleri islamik bashkë me institucionet e kultit që u shumuan me shpejtësi.
Qytetet kryesore shqiptare si Elbasani, Prizereni, Shkodra, Vuçiterna ( sot Vushtria) etj u bënë seli e dinjitarëve kryesorë të pushtetit provincial osman, si e sanxhakbejlerëve, allajbejlerëve, kadilerëve, etj. Nga ana tjetër, degët kryesore të veprimtarisë ekonomike dhe shoqërore të qyteteve shqiptare filluan të modelohen në përputhje me kërkesat e ushtrisë dhe të funksionarëve të pushtetit osman në provinca dhe në qëndër. Kishte megjithatë qytete si Gjirokastra, Vlora dhe Berati ku ende në fillim të shek XVI nuk kishte asnjë shtëpi myslimane (përjashto klasën ushtarako-administrative dhe klerikët). Por qyteti i Shkodrës më 1485 kishte 26 shtëpi myslimane, Peja 23. Në Vuçiternë më 1487 kishte 33 shtëpi myslimane nga 107 shtëpi gjithsej..Në Prishtinë kishte 51 shtëpi myslimane nga 2999 gjithsej, ndërsa në Tetovë 41 nga 264 më 1468.
5.2. Format dhe rrugët e islamizimit të shqiptarëve
Perandoria Osmane ishte një shtet islamik që pranonte ekzistencën e bashkësive fetare të tjera me kusht që të pranonin pushtetin e sulltanit dhe të paguanin një taksë të caktuar , xhizjen si kompensim për mbrojtjen që gëzonin nën hijen e sulltanit.
Selimi I dhe Murati IV , dy sulltanë u përpoqën për islamizimin me forcë por ndeshën në kundërshtimin e drejtuesve të lartë të klerit mysliman.
Megjithatë, nuk përjashtohen edhe rastet e shumta të dhunës shtetërore për islamizimin me forcë të shqiptarëve. Sistemi i robërve apo devshirmeja që përmëndëm , ishte një faktor i fuqishëm islamizimi. Edhe klasa administrativo-ushtarake e përzgjedhur ndërmjet shqiptarëve etnikë , duke zotëruar si pushtetin politik ashtu edhe atë ekonomik, e që shërbente në viset shqiptare, ishte një faktor tjetër islamizimi, natyrisht.
Po ashtu qëndresa dhjetëravjeçare e shqiptarëve në luftëra të përgjakshme me osmanët (përmëndim psh periudhën e Skëndërbeut) dhe dëmet e mëdha njerzore, materiale e kulturore që pësoi populli në këto luftëra u bënë kushte lehtësuese për depërtimin e islamizmit. Shumë shqiptarë lanë qytetet dhe mërguan jashtë atdheut. Prandaj vihet re psh në Shkodër që më 1485 që 48 % e popullsisë ishte islamizuar. Në mjaft raste përqafimi i fesë islame nga shqiptarët bëhej për t’i shpëtuar ndëshkimit të pushtetit osman për shkak të pjesëmarrjes në kryengritjet .
Pagesa nga popullsia e krishterë e taksës së xhizjes ishte një shtysë tjetër e fuqishme drejt islamizimit. Shumë individë e pranuan islamin për të shpëtuar nga diskriminimi shoqëror dhe si mjet për të siguruar përparësitë politike dhe ekonomike që ofronte shoqëria osmane e kohës. Shumë shqiptarë kërkonin të përfitonin nga shërbimi në ushtri dhe për këtë kërkohej që ta të përqafonin islamin. Praktika e ndërrimit të fesë për hir të pragmatizmit politik, ka qënë ndër shqiptarët një traditë e herëshme.

Rrugët e islamizimit
Islamizimi kryhej në dy rrugë: nëpërmjet kalimit vullnetar të popullsisë qytetare, nëpërmjet lëvizjes mekanike të popullsisë fshatare të islamizuar më parë drejt qyteteve. Kështu në Berat më 1583 kishte 185 zejtarë të islamizuar ardhur nga fshati , ndërsa në Elbasan 39.
Feja e re kishte shënuar suksese të mëdha në fund të shek XVI në qytete të tilla si: Shkodra (100%), Peja (90%), Vuçitërna( 80%), Elbasani (79%), Tetova (71%), Kërçova (65.5 %), Kruja (63 %), Berati dhe Prishtina me nga 60 %, Prizereni ( 55.9 %), Dibra (51%), Tepelena (50 %), Përmeti (41 %), Novobërda (37 %), Struga ( 24 %), Vlora (23 %), Korça dhe Trepça (21%), Janieva (14 %), Delvina (4%) etj.
Dinamika e islamizimit vihet re më e madhe në qytetet e Kosovës. Kjo shpjegohet me rrethanat politike te veçanta që ekzistonin në Kosovë në momentet e vendosjes së sundimit osman. Popullsia shqiptare e Kosovës ndodhej kësaj kohe nën sundimin politik të shtetit serb, ndërsa pushtetin fetar këtu e ushtronte kryesisht Patrikana Serbe e Pejës. Për rrjedhojë, likuidimi i sundimit serb dhe dobësimi i pozitave të kishës serbe me vendosjen e sundimit osman , u dha rast banorëve të krahinës që t’i shpëtonin ndikimit të kishës së lartpërmëndur , duke përqafuar fenë islame si një nga mjetet e shprehjes së dallimit të tyre etnik nga serbët.
Në shekullin XVII nisi islamizimi masiv edhe i popullsisë fshatare. Kështu më 109 fshatra të dioqezës së Shkodrës më 1703 ishin islamizuar 51 % e popullsisë; në 52 fshatra të Zadrimës (Sapës) 20 %; në 69 fshatra të Lezhës 11 %; ndërsa në 114 fshatra të Durrësit 49 %. Në vitet 20 të shek XVIII pothuaj e tërë popullsia e Shqipërisë së Mesme kishte përqafuar islamin, ndërsa në Shqipërinë e Jugut diçka më vonë. Në vitet 1735-1740 pjesa dërrmuese e banorëve të Vlorës, Beratit dhe krahinave të tjera përrreth e lëshoi fenë ortodokse dhe kaloi në fenë islame.

Kriptokristianizmi
Vihet re një dukuri interesante, i ashtuquajturi kriptokristianizmi, dmth gjëndja e dybesimit në shumë shtëpi shqiptare, si formë e qëndresës ndaj fesë së re. Individë të krishterë e përqafonin islamin vetëm formalisht, me qëllim që të shmangnin pagesën e taksës së xhizjes (haraçit) dhe të gëzonin barazinë me popullsinë myslimane në jetën shoqërore. Ndërsa në publik këta individë paraqiteshin si myslimanë dhe mbanin emra të sferës islamike, shkonin në xhami etj., në familje fshehtas, ata ushtronin ritin e krishterë.
Në shumë raste e pranonte fenë islame vetëm kryetari i familjes që kishte marrëdhënie me pushtetin osman, ndërsa pjestarët e tjerë mbeteshin të krishterë. Krishterimi i fshehtë ishte dukuri e përbashkët si e katolikëve , ashtu edhe e ortodoksëve. Veçanërisht katolikët e bënin këtë për t’i shpëtuar raprezialjeve të pushtetit osman pas luftërave veneto-austro-osmane të viteve 1683-1690. Numri i tyre u shtua pas luftës austro-osmane të vitit 1737-1739. Kjo gjëndje ra ndesh me Kishën Katolike dhe Papatin që ushtronin presion mbi besimtarët kriptokristianë që të hiqnin dorë edhe publikisht nga Islami. Por edhe vetë këta kriptokristianë shpesh ishin të detyruar të hiqnin dorë nga Islami, siç ndodhi me banorët e Shpatit (të regjistruar myslimanë) kur më 1832 i thirrën nën armë. Këta refuzuan duke u deklaruar të krishterë dhe dukë pranuar detyrimet ekonomike përkatëse.

5.3. Sektet islamike
Islami u përhap në Shqipëri jo vetëm në variantin e vet kryesor, sunit, por edhe në formën e sekteve (tarikateve) të ndryshme, siç ishin bektashizmi, halvetizmi, rufaizmi etj. Dëshmi për këtë janë teqetë e ndërtuara në një numër vendbanimesh.
Bektashizmi
Bektashijntë u shfaqën së pari në formën e një urdhëri dervishësh në pjesën aziatike të Perandorisë Osmane (Anadoll). Themelues dhe mbrojtës i këtij urdhëri mistik ishte Haxhi Bektashi, i lindur në Iran më 1249 dhe i vendosur në Turqi më 1284. Rol të veçantë në ngjizjen e ideve të Haxhi Bektashit patën kontaktet e tij me besimet aziatike të budizmit dhe të hinduizmit gjatë udhëtimeve që ai kreu në Indi, Tibet dhe Kinë.
Themeluesit e bektashizmit dolën që në fillim kundër rreptësisë doktrinare dhe dogmatizmit, duke shpallur dashurinë për të gjithë, vëllazërinë dhe bashkimin. Ndryshe nga tradita islamike , bektashinjtë e zhvilluan letërsinë e vet fetare kryesisht në gjuhën osmane dhe jo arabisht dhe persisht. Një nga misionarët krysorë të Haxhi Bektashit, i cili u bë i famshëm për predikimin e urdhërit bektashian në hapësirat ballkanike, ka qënë Sari Salltëku, për të cilin qarkullojnë mjaft tregime dhe legjenda. Sari Salltëku, i cili u shndërrua në një nga personalitetet më të shquara të bektashizmit, në fillim të shek XIV u dërgua nga Haxhi Bektashi në Ballkan e në Shqipëri dhe i maskuar me veladonin e një murgu të krishterë, me durim e maturi të veçantë, punoi për të mbjellë farën e besimit bektashian. Shkupi, Ohri, Kruja dhe Janina ishin nga qytetet kryesore, ku ndaloi Sari Salltëku për të përmbushur misionin e lartëpërmëndur. Shënjtori bektashian ndihmohej në punën e vet nga një numër dervishësh, të cilët i përhapnin parimet bektashiane duke u paraqitur publikisht në emër të profetit Jezu Krisht dhe jo të Haxhi Bektashit. Madje Sari Salltëku dhe bashkëpunëtorët e tij themeluan në Korfuz edhe një “institut ortodoks”, i cili në të vërtetë u përdor për të përhapur në popull idetë e lirisë, dashurisë dhe të disiplinës bektashiane. Në fund të shek XV, sulltani Balim do t’i jepte trajtën përfundimtare këtij urdhëri.
Që në fillim, bektashizmi u paraqit si një sekt islamik liberal, duke qënë shumë i afërt në shumë aspekte edhe me krishtërimin. Ai mbështetej në : të vërtetën (hakikatin), diturinë (marifetin) dhe ligjin (sheriatin). Këto konsiderohen shtylla të bektashizmit.
Ndryshe nga sunitët, bektashinjtë e pinin alkoolin dhe i lejon femrat me kokë zbuluar. Ata respektonin ekzisencën dhe zhvillimin e lirë të kombeve dhe besimeve të ndryshme. Faleshin vetëm dy herë në ditë, agjëronin vetëm dhjetë ditë. Bektashizmi ishte tërheqës veçanërisht në Shqipëri ku feja e krishterë gërshetohej me elementë paganë. Evliha Çelebiu përmënd teqenë e Haxhi Bektash Veliut në Kaninë ndërtuar nga Sinan Pasha si vepër bamirësie (shek XVII). Në Vlorë ekzistonte edhe teqeja e Baba Sulltanit (Kuz Baba), në Gjirokastër shumica e popullsisë ulej e ngrihej duke përmëndur Baba Aliun, festonin, krahas Bajramit edhe Shën Gjergjin, Nëvruzin, Shën Mitrin, Sari Salltëkun duke pirë verë dhe raki. Po kështu në Pogradec, Mitrovicë, Kaçanik etj. Kruja ishte bërë një qëndër e rëndësishme bektashiane. Gurët e disa varrëve aty datojnë 1717 dhe 1728. Krahas teqeve aty në Kreshtën e Malit ka ekzistuar vendi i shënjtë me emrin e Sari Salltëkut, sot një qëndër e madhe peligrinazhi për çdo besimtar.. Ali Pashë Tepelena e ka mbështetur këtë urdhër. Ai kishte lidhje të ngushta me Shën Memiun ( Shën Mimin) i cili ka një teqe në Krujë që nga viti 1802. Ali Pasha i ndihmonte me para dhe përkrahje dervishët. Ai i paguante 20 000 franga dhe një shtëpi të kushtueshme Sheh Bursaliut ardhur nga Preveza, po kështu Seid Ahmed Efendiut ardhur nga Maroku, në qytetin e Pargës.. Toka të shumta Pashai i Janinës i kishte dhuruar edhe Sheh Ahmetit ardhur nga Siria. Me qënë se bektashinjtë kishin lidhje me korpusin e jeniçerëve, pas likuidimit të këtij korpusi nga Sulltani, ndaj tyre nisën përndjekjet. Në Shqipëri Ali Pasha kishte rivalitet me bushatllinjtë e Shkodrës që ishin ithtarë të sektit sunit.
Halvetizmi
Themelues është Omer el Halveti nga Tabrizi i Iranit (shek XIV). Është shquar Sejid Jahja Shirvani nga Bakuja. Ky sekt kërkon që besimtari të tërhiqet në një dhomë të veçuar për “të kryer ritin e zikrit” i cili lidhet me përmëndjen e Zotit me zë të lartë nën emra të ndryshëm të gjetur posaçërisht për një gjë të tillë. Shehlerët dhe dervishët halvetinj kanë qënë aleatë të pushtetit osman në ruajtjen e besimit sunit prandaj s’kanë gjetur shumë përhapje në Shqipëri. Delvina dhe Vlora ishin qëndrat kryesore, por frymëzoheshin nga Janina ku më 1390 sulltan Bajaziti i pat autorizuar Gazi Evrenozin të ndërtojë një teqe. Por teqe helvetiane u ngritën edhe në Berat, Korçë, Elbasan në shek XV-XVI. Në shek XVIII ai përhapet edhe në Kosovë e Maqedoninë Përëndimore. Kështu teqe të tilla gjen në Prizeren, Gjakovë, Manastir, Kërçovë etj. Në qëndër të Tiranës ndodhet një qëndër helvetiane edhe sot.
Në kushtet e një shteti të pavarur shqiptar dhe të pasluftës së parë botërore myslimanët sunitë riorganizohen më 1921 në një Aleancë Kombëtare Myslimane. Më 1923 bashkësia sunite do të ndahet nga kalifati i Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranës. Në këto vite në islamin shqiptar shfaqet një dell reformator pasi ndalohet formalisht poligamia, dalin përkthime në shqip të Kuranit dhe deputetët myslimanë kërkojnë që gratë të bëjnë jetë shoqërore si burrat, gjë që nis të realizohet më ligjin e heqjes së perçes më 1937. Më 1923 del edhe revista “Zani i Naltë” me ndjenja të theksuar patriotike dhe reformatore.
Më 1929 zhvillohet një kongres i myslimanëve sunitë ku u vendos përdorimi ekskluziv i shqipes dhe reduktimi i numrit të xhamive, unifikimi i medreseve etj. Këtu ka gisht edhe Zogu me qëllim për ta ta bashkuar vendin dhe për ta oksidentalizuar Shqipërinë duke ia hequr asaj vazhdimisht imazhin e një vendi mysliman. Thuhej se edhe Ataturku, reformatori më i madh i kësaj kohe, bëhej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pëlqente që ky i fundit t’ja kalonte atij në këtë drejtim.
Bashkësia bektashianë në Shqipëri u shpall e pavarur në vitin 1921. Shumë teqe bektashinjsh u bënë qëndra rezistence kundër italianëve dhe gjermanëve si Baba Fejzo dhe Baba Faja duke llogaritur që gjatë luftës kishte 6000 bektashinj të organizuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.djradio.4umer.com
 
Kliko per me shume 4
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kliko per me shume 6
» Kliko per me shume 7
» Kliko per me shume 1
» Kliko per me shume 2
» Kliko per me shume 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mire se vini :: Informacione per fene-
Kërce tek: